Analiza e WASHTINGTON POST: Finalanda do futet në NATO, e Rusia s’ka ç’bën

0

FINLANDË- Vendimi i Finlandës për të aplikuar zyrtarisht për anëtarësim në NATO u njoftua sot nga lidershipi i vendit, ashtu siç pritej. Washington Post në analizën e saj thekson se Rusia është e tërbuar me këtë vendim, por nuk mund të bëjë shumë për ta ndryshuar këtë gjë.

Si e ndryshoi qëndrimin Finlanda

Pushtimi rus i Ukrainës e ka shtyrë Finlandën të lërë mënjanë shqetësimet e saj të kahershme nëse do të provokojë Moskën dhe të kërkojë anëtarësimin në NATO, duke shënuar një goditje e madhe strategjike për Rusinë. Ushtria ruse është bllokuar në luftime të ashpra në Ukrainë dhe forcat e saj janë lodhur nga humbjet e mëdha të njerëzve dhe pajisjeve. Rusia ka tërhequr trupat nga kufiri me Finlandën për t’i dërguar në Ukrainë, duke e lënë Moskën me një aftësi të reduktuar ndjeshëm për të paraqitur një kërcënim ushtarak për fqinjin e saj.

Por Rusia furnizon Finlandën me sasi të vogla gazi natyror dhe nafte. Megjithatë, Finlanda tashmë po përgatitej të ndërpresë këto furnizime në përputhje me vendimet e Bashkimit Evropian për të reduktuar varësinë e saj nga energjia ruse. Një reagim i mundshëm i hershëm erdhi të shtunën me njoftimin nga kompania shtetërore ruse RAO Nordic se kishte ndaluar eksportin e energjisë elektrike në Finlandë, megjithëse ishte e paqartë nëse masa ishte menduar si një ndëshkim. Rusia ka fajësuar sanksionet perëndimore për këtë veprim, duke thënë se e bëri të vështirë për Rusinë marrjen e pagesës për furnizimet. Finlanda e injoroi këtë veprim.

Zyrtarët finlandezë thanë se kishin shkurtuar tashmë importet e energjisë elektrike ruse për t’u mbrojtur nga sulmet e mundshme në infrastrukturën e vendit, ndërsa energjia elektrike ruse përbënte vetëm 10% të konsumit vendas.

Finlanda është gati

“Rusia mund të përpiqet të nisë sulme kibernetike kundër infrastrukturës finlandeze ose të zhvillojë një luftë hibride në një përpjekje për të ndikuar në opinionin publik finlandez, por Finlanda ka sisteme shumë të zhvilluara të afta për t’iu kundërvënë përpjekjeve të tilla,”- tha gjenerallejtënant T. nga inteligjenca ushtarake finlandeze.

Vendimi i Finlandës, i shpallur pas publikimit të analizës, prish ekuilibrin e fuqisë përgjatë kufijve veriorë të Aleancës së NATO-s. Në ditët në vijim, Suedia pritet të ndjekë shembullin e Finlandës dhe gjithashtu të kërkojë anëtarësimin në NATO. Por është pranimi i Finlandës ai që do të ketë ndikimin më të madh në Rusi, pasi do të shërbejë për të dyfishuar madhësinë e kufirit tokësor të Rusisë me NATO-n dhe për të rrethuar plotësisht tre portet e saj baltike.

Për dekada, Finlanda ka shmangur anëtarësimin në NATO nga frika se mos provokojë fqinjin e saj më të madh, të armatosur me armë bërthamore. Presidenti rus Vladimir Putin i kishte mbajtur gjallë këto frikë me kërcënime të paqarta për luftë dhe akte kërcënuese.

Por pushtimi i Ukrainës i detyroi finlandezët të arrinin në përfundimin se do të ishin më të sigurt nën mbrojtjen e NATO-s sesa të përballeshin vetë me Rusinë. Para luftës, vetëm 20% e finlandezëve mbështesnin anëtarësimin në NATO. Deri në maj, kjo përqindje kishte arritur në 76%.

“Rusia është aq e dobët tani sa nuk mund të rrezikojë një tjetër humbje poshtëruese,”-tha gjenerali T.

Nëse Rusia do të përpiqej të dërgonte trupa në Finlandë “në pak ditë ata do të asgjësoheshin. Për Kremlinin, “është një moment vërtet ironik”, tha Lauren Speranza, drejtore e Divizionit Transatlantik të Mbrojtjes dhe Sigurisë në Qendrën për Analizën e Politikave Evropiane. Parandalimi i zgjerimit të NATO-s ishte një nga qëllimet e deklaruara të Putinit në ofensivën kundër Ukrainës, e cila kërkoi të bashkohej me Aleancën.

“Gabim i madh strategjik”

“Putini jo vetëm që ka një dështim të madh në duart e tij për sa i përket objektivave të tij ushtarake në Ukrainë, por ai gjithashtu ka zgjeruar NATO-n, që ishte pikërisht e kundërta e asaj që ai donte,”- tha Speranza.

Tashmë, Moska duket se po redukton kërcënimet e saj për hakmarrje. Në një bisedë telefonike të shtunën, Putin i tha presidentit finlandez Sauli Niinisto se vendimi i Finlandës për t’u anëtarësuar në NATO ishte “i gabuar” dhe mund të kishte një “efekt negativ” në marrëdhëniet ruso-finlandeze – por nuk bëri kërcënime specifike. E gjitha kjo bazuar në tekstin e Kremlinit.

Kërcënime që janë të vështira për t’u ndërmarrë

Në javët para njoftimit të Finlandës, zyrtarët rusë paralajmëruan për pasoja të tmerrshme, duke përfshirë zhvillimin e armëve bërthamore në rajon dhe dërgimin e ndihmës ushtarake në kufirin finlandez. Që atëherë ata kanë qenë më të kujdesshëm, duke thënë se përgjigja e Rusisë do të varet nëse NATO vendos një prani në kufirin e Rusisë.

Rusia do të kryejë një “analizë të plotë” të çdo ringjalljeje të forcave në kufijtë e saj përpara se të vendosë për përgjigjen e saj.

Pengesa turke

Asnjë vendim nuk është marrë për natyrën e pranisë së NATO-s në Finlandë dhe Suedi pasi të zyrtarizohet anëtarësimi i tyre, gjë që mund të zgjasë disa muaj. Por një pengesë e re është shfaqur në formën e kundërshtimit të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan. E gjitha me arsyetimin se Suedia po pret anëtarë të Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit.

Por ka shumë të ngjarë që pranimi i Finlandës të mos kërkojë një prani të konsiderueshme trupash në NATO, thonë analistët. Finlanda ka një ushtri të fortë dhe të pajisur mirë që ka kryer stërvitje të rregullta stërvitore me vendet e NATO-s. Ushtria e saj tashmë i njeh mirë sistemet ushtarake të NATO-s.

Kërcënim për interesat strategjike të Rusisë

“Kërcënimi për interesat strategjike të Rusisë është aq i madh sa Moska do të detyrohet të ndërmarrë disa veprime kundër Finlandës,”- tha Dmitry Suslov nga Shkolla e Lartë e Ekonomisë në Universitetin Kombëtar të Kërkimeve në Moskë. Së paku, tha ai, Rusia duhet të forcojë praninë e saj ushtarake përgjatë kufirit finlandez, pasi Finlanda nuk do të konsiderohet më një vend “mik”. Ajo gjithashtu duhet të forcojë praninë e saj detare në Detin Baltik, për të cilin tha se do të bëhet një “liqen i NATO-s”.

Nëse Shtetet e Bashkuara ose Britania do të krijonin baza në Finlandë, Rusia nuk do të kishte “zgjidhje tjetër veçse të zhvillonte armë të rregullta bërthamore për të shënjestruar ato baza”, paralajmëroi Suslov.

Finlanda është e përgatitur për veprime të mëtejshme dhe finlandezët janë mësuar prej dekadash të jetojnë me një forcë potencialisht armiqësore në kufijtë e tyre dhe nuk ndihen të kërcënuar.

“Ne jemi mësuar me faktin që rusët janë atje.”

Marrë nga WashingtonPost

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu