Analizë dhe riogranizim të strukturave, Gjiknuri: Marrim dy fitore në 2023 dhe 2025

0

Menjëherë pas formimit të qeverisë “Rama 3”, drejtues të lartë të Partisë Socialiste kanë nisur një tur takimesh me strukturat në qarqe.

Blendi Klosi dhe kryetarja e Kuvendit Lindit Nikolla, ditën e sotme kanë zhvilluar një takim në Mirditë, me qëllim nisjen e analizës për zgjedhjet e 25 prillit.

Ndërsa sekretari i ri i përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri është takuar sot me socialistët e Librazhdit. Ai thotë se riorganizimi i strukturave të partisë do të pasohet me dy fitoret e radhës në zgjedhjet vendore të 2023 dhe ato parlamentare të 2025-ës.

“Librazhd, takim me strukturat e Partisë Socialiste.

Pas suksesit në zgjedhjet e 25 Prillit fillojmë menjëherë punën për ri-organizimin e çdo strukture socialiste për të pasuar me dy fitore të tjera në zgjedhjet e vitit 2023 dhe 2025.

Vëmendja e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ndaj  Librazhdit do vijojë me investime në interes të qytetarëve”, shprehet Gjiknuri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu