Anceloti: Për 500 milionë do të shkoja në këmbë në Arabi

0

E ardhmja e Carlo Ancelottit nuk dihet ende, pasi kontrata me Real Madridin përfundon në qershor. Kurioziteti vazhdon të jetë në çdo konferencë për shtyp,pasi Anceloti pyetet për të ardhmen e tij.

Këtë herë fokusi nuk ishte Brazili, por Arabia Saudite, pasi u bë e ditur se golfisti spanjoll, Jon Rahm, do të garojë në qarkun saudit në bazë të një marrëveshjeje me vlerë më shumë se 500 milionë euro.

Anceloti u pyet se ,“Po sikur të të jepnin 500 milionë për të shkuar në Arabi?

“Për kaq para do të shkoja në këmbë, nuk do të kisha nevojë të rezervoja një fluturim. Po bëj shaka, secili zgjedh atë që dëshiron të bëjë. Bota po ndryshon dhe do të vazhdojë të ndryshojë, asgjë nuk më habit. Unë nuk jam ekspert i golfit, por Rahm më duket më i miri nga të gjithë”, u përgjigj trajneri i Realit të Madridit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu