Andriy Shevchenko do të nënshkruajë një marrëveshje dyvjeçare me Genoan dhe do të bëjë debutimin e tij në Serie A si trajner kundër Romës së José Mourinhos.
Ish-sulmuesi është zgjedhur nga pronarët e rinj të Genoa 777 Partners për të marrë drejtimin e klubit. Davide Ballardini do të shkarkohet pas barazimit 2-2 të premten kundër Empolit. Genoa është përfshirë në garën për mbijetesë dhe ka fituar vetëm një nga 12 ndeshjet e saj në Serie A. Ata kanë grumbulluar vetëm nëntë pikë këtë sezon.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Shevchenko do të jetë në Itali javën e ardhshme për të nënshkruar një marrëveshje dyvjeçare me Grifone.
Ish-sulmuesi i Chelseat dhe Milanit është zgjedhur për të kthyer situatën dhe për t’i dhënë skuadrës një apel të ri ndërkombëtar.
45-vjeçari, një ish-fitues i Topit të Artë, konsiderohet si një nga sulmuesit më të mirë të gjeneratës së tij dhe ka fituar një titull në Serie A dhe një Champions League me Milanin.
Firma 777 Partners me bazë në Miami do të përfundojë marrjen e klubit të hënën, më 15 nëntor, disa ditë pas mbërritjes së Shevchenkos në qytet.
Genoa do të presë Romën e José Mourinhos në Marassi në ndeshjen e parë të Shevchenkos në krye pas pushimit më 21 nëntor. Ish-trajneri i kombëtares ukrainase u drejtua nga Mourinho për një sezon te Chelsea gjatë karrierës së tij si lojtar.