Angelina Jolie paditi FBI-në, aktorja pretendon se favorizoi Pitt, e akuzon për dhunë kur udhëtonin në një avion privat

0

Ekipi i Brad Pitt-it ka mohuar të gjitha akuzat kundër tij. Përfaqësuesit e Jolie nuk i kanë mohuar zërat nëse ajo qëndron apo jo pas çështjes, ku emri i paditëses është Jane Doe.

SHBA- Detaje të reja klanë dalë në dritë nga beteja e gjatë ligjore mes aktorëve Brad Pitt dhe Angelina Jolie. Së fundmi është zbuluar se Angelina Jolie ka ngritur një padi anonime kundër FBI-së, në të cilën ajo pretendon se bashkë me fëmijët është sulmuar nga Brad Pitt në një avion privat.

Në padi, kërkohet që FBI-ja të dorëzonte dokumentet në lidhje me hetimin ndaj ish burrit të saj. Në padi, Jolie u ankua për mungesë transparence në lidhje me arsyen e mbylljes së hetimit. Aktorja pretendon se ish partneri i saj i hodhi birrë gjatë fluturimit dhe se ishte lënduar gjatë një konfrontimi fizik.

Ekipi i Brad Pitt-it ka mohuar të gjitha akuzat kundër tij. Përfaqësuesit e Jolie nuk i kanë mohuar zërat nëse ajo qëndron apo jo pas çështjes, ku emri i paditëses është Jane Doe.

Divorci i Pitt dhe Jolie ka shkaktuar mosmarrëveshje të zgjatura ligjore mbi kujdestarinë e gjashtë fëmijëve të tyre: Maddox, 21 vjeç; Pax, 18; Zahara, 17 vjeç; Shiloh, 16; Knox, 14 vjeç dhe binjakes së tij Vivienne.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu