Angelina Jolie sërish e dashuruar: Aktorja fotografohet me partnerin e ri

0

Kanë kaluar shtatë vite nga divorci që tronditi Hollywood-in, ai mes Angelia Jolie dhe Brad Pitt. Por, sot pas fotove që po qarkullojnë në media, ndarja mes dy yjeve vjen si një kujtim i largët, sepse secili prej tyre po shijon romancat e reja. Nëse Ines de Ramon prej disa kohësh është në krah të Brad Pitt, me të cilin aktori festoi 60-vjetorin mes Parisit dhe Los Angeles-it, prej disa javësh edhe Angelina Jolie thuhet se ka një të dashur të ri.

Fotot e siguruara nga revista italiane Oggi shfaqin aktoren e dashuruar në Milano së bashku me Kingslee James Mclean Daley, 40 vjeç, shkrimtar dhe reper britanik, i njohur ndryshe me emrin e artit Akala.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu