Angli/ Gol dhe asist, Coutinho mrekullon Aston Villan, braziliani ndal Man.United!

0

Në javën e 22-të të Premier League Manchester United nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 ndaj Aston Villas. Një rezultat që nuk i shërben skuadrës së Ragncik për të përforcuar pozitat në klasifikim. Megjithatë takimi do të niste mirë për United, Fernandes në minutën e 6′ do të shënonte golin e avantazhit.

Në pjesën e dytë do të ishte përsëri mesfushori portugez që do të shënonte golin e dytë në minutën e 67′. Shifrat 2-0 e ngrohën Manchester United që e konsideroi këtë takim të mbyllur. Steven Gerrard luajti kartën fituese, atë të Philipe Coutinhos i ardhur ditët e fundit nga Barcelona.

Lojtari hyri në lojë në minutën e 68′, braziliani asistoi për golin e Ramsey dhe në minutën e 82-të shënoi edhe golin që shmangu humbjen e skuadrës së tij. Në takimet e tjera, Wolves vijon me ecurinë pozitive dhe sot mori fitoren e tretë në katër ndeshje, pasi mposhti skuadrën e Southampton me rezultatin 3-1. Fitore edhe për Norëich, e treta këtë sezon, kundër Everton me rezultatin 2-1. Në barazim 1-1 është mbyllur Newcastle-Watford.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu