Anglia heq kufizimet për festa, Boris Johnson: Të gjithë duhet të festojnë!

0

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka dhënë dritën jeshile për lejimin e festave në natën e ndërrimit të viteve. Ai u shpreh se të gjithë duhet ta shijojnë këtë festë, pavarësisht se ka një përhapje të mutacionit të ri të Covid-it, Omicron.

Megjithatë ai ka kërkuar që qytetarët të tregohen të ndërgjegjshëm dhe të respektojnë masat kundër koronavirusit, për të mbrojtur vetën dhe familjet e tyre.

Ai ka folur për situatën epidemiologjike, duke theksuar se varianti i ri edhe pse ka një transmetueshmëri shumë të lartë, të dhënat kanë treguar se nuk është i rrezikshëm sa varianti Delta.

“Masat e marra të deritanishme dhe efektet e tyre kanë treguar se Anglia aktualisht nuk ka nevojë për kufizime të reja për Covid. Dua të theksoj se 90% e pacientëve që janë të shtruar në spitale në kujdes intensiv , nuk kishin marrë dozën shtesë”, është shprehur Johnson.

Marrë nga news.sky.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu