Anglia me 4 mungesa të rëndësishme në përballjen ndaj Shqipërisë

0

Anglia ka konfirmuar 4 mungesa të rëndësishme të lojtarëve për sfidën kundër Shqipërisë e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Marcus Rashford, James Ëard-Proëse, Mason Mount dhe Luke Shaw do të mungojnë në ndeshjet e Anglisë gjatë muajit nëntor.

Rashford do të mbetet me Manchester Unitedin për t’u koncentruar në arritjen e gjendjes optimale, ndërsa Ëard-Proëse do të mungojë për shkak të gripit.

Ardhja e Mason Mount u shty për shkak të ndërhyrjeve dentale dhe situata e tij do të monitorohet në ditët në vijim, kurse Luke Shaë mungon për shkak të një lëndimi që e pësoi në derbi ndaj Manchester Cityt. Ndërkohë, Gareth Southgate për herë të parë ka ftuar talentin e Arsenalit, Emile Smith-Roëe.

Anglia në dy ndeshjet e fundit eliminatore do të përballet me Shqipërinë dhe San Marinon, kurse momentalisht Southgate në dispozicion ka vetëm 22 futbollistë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu