Britania dhe aleatët e saj kanë shumë pak gjasa të dërgojnë trupa për të mbrojtur Ukrainën nëse Rusia pushton vendin. BBC shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur Ministri i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar Ben Wallace.
Ai shtoi se Ukraina nuk është anëtare e NATO-s dhe se nuk ka gjasa që vendet e tjera të dërgojnë trupa në Ukrainë.
“Nuk është anëtare e NATO-s, kështu që ka shumë pak gjasa që dikush do të dërgojë trupa në Ukrainë për të sfiduar Rusinë. Kjo është arsyeja pse ne po bëjmë më të mirën diplomatikisht për të thënë se Putini nuk e bën këtë. Ne nuk duhet të bëjmë shaka me njerëzit. Ukrainasit janë të vetëdijshëm për këtë,” tha Wallace.
Rusia ka zhvendosur mijëra trupa pranë kufijve lindorë të Ukrainës, duke bërë që fuqitë perëndimore të nxisin presidentin Vladimir Putin që të zvogëlojë tensionet. Moska ka mohuar planet për të sulmuar dhe ka kërkuar bisedime urgjente me SHBA.
Të premten, Rusia kërkoi kufizime të rrepta për aktivitetet e aleancës ushtarake të NATO-s të udhëhequr nga SHBA në vendet në Evropën Lindore. Aleanca fillimisht u krijua për të mbrojtur Evropën kundër kërcënimeve të mundshme nga ish-Bashkimi Sovjetik.





