Më 13 shtator 2011 anija “Oriku” u ul për herë të parë në ujë.
Pas kompletimit të anijes me pajisjet dhe materialet e nevojshme të përfundimit të punimeve dhe testimit në lundrim, u u mor në dorëzim, duke u bërë anija më e re e Forcës Detare (FD), më 24 shkurt 2012.
Ishte e para anije që mori pjesë në operacionin e NATO-s “Sea Guardian”, duke shërbyer për 18 muaj në detin Egje.
Roli i efektivëve dhe anijes shqiptare në këtë operacion ishte raportimi i emigrantëve në zonën operacionale dhe ndërhyrja duke ofruar ndihmë në rastet kur kishte rrezik për jetën.
Ka marrë pjesë në shumë stërvitje të përbashkëta me vendet anëtare të NATO-s jashtë ujërave territoriale të Shqipërisë.
Nga data 5 maj deri më 9 qershor 2021 mori pjesë në stërvitjen e madhe shumëkombëshe “Defender Europe 21”, njoftoi, më 16 shtator 2021, komanda e FD-së në Plepa, Durrës.