Një nga anijet luftarake më të rëndësishme të Marinës ruse, në fund të Detit të Zi, ka marrw një goditje nga një raketë në ditën e 50 të pushtimit të Ukrainës. Ishte një zjarr që shkaktoi shpërthimin në Moskva, thuhet në deklaratën e mediave ruse, duke shtuar se të gjithë marinarët ishin evakuuar më parë.
Kryqëzori “Moskva” i Flotës së Detit të Zi u dëmtua rëndë edhe si rezultat i shpërthimit të municioneve, ndërsa ekuipazhi u evakuua, shkruan The Guardian. Për shkak të stuhive të mëdha mbi Detin e Zi që errësojnë imazhet satelitore, ende nuk është konfirmuar vizualisht se anija është goditur.