Ankohen ish të burgosurit në SHBA: Gardianët na kanë torturuar

0

Ish-oficerët e burgut të Oklahoma Cityt, akuzohen nga katër ish të burgosur se janë torturuar me metoda të ndryshme, duke nisur nga sulmet fizike e deri te dëgjimi i muzikës së lartë.

Sipas The Guardian, në një padi për të drejtat civile, që u paraqit në gjykatën federale, thanë se katër personat janë burgosur me sulm verbal e fizik. Ata kanë nënvizuar se gardianët i kanë detyruar të dëgjojnë këngën për fëmijë “Baby Shark”.

Padia u ngrit kundër sherifit të qarkut Oklahoma, Tommie Johnson III, komisionerëve të qarqeve, besimit të burgut dhe dy ish-oficerëve.

Baby Shark dhe muzika e popullarizuar në përgjithësi ka një histori të përdorimit si një “pajisje torture”, tha padia në Oklahoma. Në vitin 2019, zyrtarët e Floridës e lëshonin Baby Shark për të parandaluar njerëzit e pastrehë të flinin ose të vendosnin kampe në parqe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu