Apeli GJKKO seancë maratonë për vendimin final për ish-ministrin e Brendshëm. SPAK kërkoi 12 vite burg, ja çfarë ndodh me Saimir Tahirin nëse dënohet

0

Teksa vendimi duhej të ishte dhënë në 13:00, Apeli i GJKKO vijon seancën maratonë për çështjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ndërsa do të duhet të pritet edhe më shumë orë. Gazetarja Klodiana Lala në një lidhje direkte për ‘News24’ tha se vendimi final pritet të jepet pas shumë orësh. Sipas saj, media u lejua si fillim në seancë, duke qëndruar rreth 2 orë e 20 minuta në sallën e gjyqit, ndërkohë që më pas u njoftuan nga Sekretaria se seanca do të vijonte edhe për shumë orë të tjera.
Lala tha se janë disa opsione që mund të japë sot Apeli i Posaçëm; që të lihet në fuqi vendimi i shkallës së parë, Tahiri mund të akuzohet për veprën penale të trafikut të drogës, apo dhe që çështja mund të rinisë nga fillimi.

Kjo është hera e dytë që çështja ndaj ish-ministrit Tahiri trajtohet në Apel, pas një odiseje të gjatë gjyqësore. Në vitin 2019, ai u dënua në Shkallë të Parë nga gjykata, e cila rrëzoi akuzat e prokurorisë dhe e cilësoi atë fajtor për “Shpërdorim të detyrës”. Dënimi prej 5 vitesh burgim, u konvertua në shërbim prove për 3 vjet e 4 muaj, për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Vendimi u ankimua dhe Gjykata e Apelit nga ana e saj, në qershor të vitit 2020, e riktheu për rishqyrtim në Shkallë të parë. Ankimimi i këtij vendimi në Gjykatën e lartë, pasoi, vitin e kaluar, me prishjen e atij vendimi për shkak të “shkeljeve procedurale” gjatë procesit, dhe rikthimin e çështjes sërish në Apel, me një tjetër trupë gjykuese, e cila pritet të shprehet përfundimisht më 4 shkurt.

Ish-ministri i Brendshëm u vu nën hetim nëntorin e vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën organizatën e vëllezërve Habilaj. Në përgjimet e kryera, emri i zotit Tahiri përmendej disa herë në bisedat mes trafikantëve. Prokuroria kërkoi me urgjencë arrestimin e tij, por shumica e majtë, refuzoi kërkesën duke pretenduar se ajo nuk kishte paraqitur asnjë prove. Në maj të vitit 2018, zoti Tahiri dha dorëheqjen nga mandati i deputetit. Menjëherë më pas prokuroria kërkoi sërish arrestimin e tij. Zoti Tahiri kaloi një periudhë të shkurtër në arrest shtëpie, derisa më pas Gjykata e Apelit lejoi hetimin e tij në gjendje të lirë, hetim i cili u mbyll në vitin 2019.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu