Apeli i GJKKO nuk ndryshon vendim, lë në fuqi konfiskimin e pasurive të Gazmir Kosiqit

0

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO-së për konfiskim e pasurisë së Gazmir Kosiqit, kjo pas dyshimeve se të ardhurat i ka krijuar nga krimi.

Konkretisht GJKKO ka konfiskuar pronat e sekuestruara nga OFL, 2 vila, 2 makina, 1 truall dhe një apartament të Gazmir Kosiqit që i kalojnë shtetit.

Vendimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Nertina Kosova (kryesuese), DanielaShirka (anëtare) dhe Miliana Muça (anëtare), sot më datë10.10.2022, shqyrtoi çështjene regjistruar me nr. 110 akti, datë 06.06.2022, mbi ankimin eparaqitur nga ankuesi/subjekti G.K., ndaj vendimit nr. 13, datë 21.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë përKorrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur: “I.Vendosjen e masës parandaluese pasurore, konfiksimin e pasurive për të cilat është vendosur sekuestro me vendimin nr. 112, datë 20.07.2020 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe kalimin në pronësi të shtetit të pasurive si më poshtë:

Një ndërtesë 4-katëshe biznesi, me sipërfaqe totale 332,3 m2, me Nr. Pasurie {…}, Z.K {…}, e ndodhur në {…}, regjistruar në pronësi të shtetasit G.K. (subjekti). Kjo ndërtesë, është regjistruar më datën 16.02.2016 bazuar në Lejen e Legalizimit, miratuar me VKM Nr. 871, datë 14.12.2016. Ky objekt ka 2 kate shërbime dhe 2 kate banim, ku kati 1-77 m2, kati 11-81,5 m2, kati 111-81,5 m2, kati IV-81,5 m2, me sipërfaqe trualli 77 m2.

Një sipërfaqe trualli 77 m2, me Nr. Pasurie {…}, Z.K {…}, e ndodhur në {…}, regjistruar në pronësi të shtetasit G.K. (subjekti). Kjo ndërtesë, është regjistruar më datën 23.01.2018, bazuar në Lejen e Legalizimit, miratuar me VKM Nr. 871, datë 14.12.2016.

Një apartament me sipërfaqe 67,3 m2, me Nr. Pasurie {…}, Z.K {…}, e ndodhur në {…}, regjistruar në pronësi të shtetasit I.K. (i biri i subjektit).Kjo pasuri është blerë me Kontratë Noteriale me Nr. {…}Rep./Nr. {…}Kol. datë 22.07.2015, për blerjen e një apartamenti, ku shtetasi I.K., ia ka blerë shtetasit S.H..

Pasuria me Nr. {…}, e ndodhur në qytetin {…}, regjistruar në pronësi të I.K. (i biri i subjekti). Kjo pasuri është pjesë e ndarë e pasurisë Nr. {…}, ndërtesë 4 kate, ku 1 kat është Lokal, një kat Hotel dhe 2 kate banim.

Pasuria me Nr. {…}, e ndodhur në qytetin {…}, regjistrim i përkohshëm, regjistruar në pronësi të I.K. (i biri i subjekti). Kjo pasuri është ngritje kati mbi objektin ekzistues 4 katësh, pjesë e ndarë e pasurisë Nr. {…}, (ndërtesë 4 kate, ku 1 kat është Lokal, një kat Hotel dhe 2 kate banim).

Një Automjet me targë {…}, i markës “{…}”, model “{…}”, me Nr. Shasie “{…}”, prodhim i vitit 2006, me ngjyrë {…}, në pronësi të shtetasit I.K. (i biri i subjektit). Kjo pasuri i është blerë shtetasit I.K., më datën 18.11.2016 me çmim 5000 Euro (konvertuar me 134,2 lekë = 671 000 Lekë), me Kontratë Noteriale blerjeNr. {…}Rep./Nr. {…}Kol. datë 18.11.2016.

Një Automjet me targë {…}, i markës “{…}”, model “{…}”, me Nr. Shasie “{…}”, prodhimi vitit 2004, me ngjyrë {…}, në pronësi të shtetasit I.K. (i biri i subjektit). Kjo pasuri i është blerë shtetasit M.Sh., më datën 18.11.2016, me çmim 5000 Euro, me Kontratë Noteriale blerje Nr. {…}Rep./Nr. {…}Kol. datë 14.01.2018.

II.Për administrimin e pasurisë së konfiskuar ngarkohet Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara.”.

Sa më lart, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 13, datë 21.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu