TIRANË – Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme për shpalljen fajtore të ish-kryetares së Bashkisë Libohovë, Luiza Mandi e cila akuzohet për shpërdorim detyre.
Bëhet me dije se Apeli vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg për Mandin, duke e lënë në Shërbim Prove për 1 vit e 4 muaj. GJKKO dënoi në mungesë Luiza Mandin më datë 13 Qershor 2024, me 1 vit burg, por me gjykim të shkurtuar ajo u dënua me 8 muaj burg.
Mandi akuzohej nga SPAK për “shpërdorim detyre” në lidhje me një kallëzim nga një qytetar, i cili denoncoi faktin që në pronat e familjarëve të tij po zhvillohej një projekt nga Bashkia për zgjerimin e rrugës.
SPAK pas kallëzimit sekuestroi projektin dhe konstatoi se ishte cënuar prona e familjarëve të qytetarit në fjalë. Gjykimi i saj dhe vendimi me burg u bë në mungesë ë saj pasi ajo ishte jashtë territorit shqiptar asokohe.