Mëngjesin e sotëm, Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për sekuestrimin e pasurive të biznesmentit Ylli Ndroqi, ndërsa dyshohet se pasuria është vënë në mënyrë të dyshimtë.
Kujtojmë se GJKKO vendosi sekuestrimin e 26 pasurive të Ndroqit ndërsa hetimet për të kanë nisur që më 21 korrik të 2020 nga SPAK.
Për mediat ka folur avokati i tij, Alban Qafa, i cili ka thënë se ndaj tij nuk ka pasur asnjë dënim për ndonjë vepër penale të kryer në Turqi dhe se çështja do shkojë deri në Gjykatën e Lartë.
Ai ka nënvizuar se vendimi i marrë për sekuestrimin e pasurisë së Ylli Ndroqit është i pabazuar.
Alban Qafa:
Gjykata e Apelit miratoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe la në fuqi atë. Ne do të bëjmë Apel në Gjykatën e Lartë. Gjykata vetëm shpalli vendimin dhe nuk e argumentoi. Do të njihemi me vendimin e plotë dhe do ta çojmë në gjykatë të lartë do ta rekursojmë. Dua të theksoj që ky është një vendim i pabazuar në prova. Ne kemi çuar prova dhe ato prona që janë prona të përfituara me ligjin 7501 me privitizim nga komunalja e banesa. Të gjitha qëndrojnë në sekuestrim edhe pse kredia e tyre ecën.Edhe përsa i përket rastit të Turqisë, z. Ndroqi ka pasur një verifikim nga celulari që është marrë dhe është çuar në laboratorin e policisë shkencore. I është bërë ekspertiza dhe nuk ka pasur lidhje me persona të tjerë që kanë pasur procedim penal për një vepër tjetër dhe i është kthyer sërish. Nuk ka asnjë dënim dhe në dosjen e gjykatës si dhe në fashikullin e prokurorit në Turqi për z. Ndroqi.