APLIKIMET/Italia 70 mijë vende të reja pune për emigrantët, në listë edhe shqiptarët

0

Ministria e Brendshme në Itali ka nxjerrë numrin maksimal të lejeve të punës që mund t’u jepen punëtorëve jashtë Bashkimit Evropian, sezonalë dhe josezonalë, si dhe të vetëpunësuarve.

JuSugjerojmë
Gjermania përshpejton procedurat, hapet qendra për njohjen e diplomave. Kërkohet fuqi punëtore nga Ballkani
Ligji i ri për punësimin e emigrantëve në Gjermani, luftë kundër punës në të zezë dhe abuzimit me përfitimet sociale
Sipas një njoftimi të shpërndarë për mediat nga Ministria e Punëve të Brendshme, rezulton se kuota maksimale për vitin 2022 është 69,700 leje pune. Sipas Ministrisë, 27700 kuota janë të rezervuara për punë vartëse josezonale, të vetëpunësuar dhe konvertime, ndërkohë që, aplikimet do të hapen nga data 1 shkurt, ora 9:00.

Ndërkohë, raportohet se, 20 mijë leje pune nga totali i kuotës janë rezervuar për arsye të punës vartëse josezonale në sektorët e transportit të mallrave për palët e treta, ndërtimit dhe turizmit hotelier për qytetarët për vendet e mëposhtme:

Kosova

Shqipëria

Algjeria

Bangladeshi

Bosnje-Hercegovinë

Etiopia

Gambia

Gana

Guatemala

Indi

Bregu i Fildishtë

Japonia

Mali

Mauritius

Moldavia

Mali i Zi

Maroku

Nigeri

Nigeria

Maqedonia e Veriut

Pakistani

Filipinet

Republika e Koresë

Senegali

Serbia

Shri Lanka

Sudani

Tunizia

Ukrainë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu