Edeh Turqia është duke u përballur me një “apokalips” zjarresh, teksa flakët kanë përfshirë një masiv pyjor pranë ngushticës së Dardaneleve.
Zjarri i përmasave të mëdha bëri që trafiku detar në ngushticat e Dardaneleve të ppezullohej pasditen e sotme. Lajmin e njoftoi Ministria turke e Transportit.
“Trafiku detar është pezulluar përkohësisht në drejtimin jug-veri dhe është kufizuar në një rrugë, për shkak të një zjarri pyjor në rajonin Kepsez”, tha ministria. Shërbimi i anijeve Tribeca theksoi se “trafiku në Dardanele u pezullua në të dy drejtimet në orën 18:45 të ditës së sotme, pasi avionët zjarrfikës që operojnë në zonë pompojnë ujin nga deti”.
Nëntë fshatra, si dhe një kampus universitar u evakuuan në zonë, njoftoi guvernatori i provincës. Më shumë se 420 zjarrfikës po punojnë për të vënë zjarrin nën kontroll, me ndihmën e 10 avionëve zjarrfikës, tha Agjencia Turke e Menaxhimit të Fatkeqësive (AFAD).
Imazhet e transmetuara nga mediat turke, treguan flakët që i afroheshin zonave urbane.
Görüntüler çok kötü..
Çanakkale'de orman yangını nedeniyle tahliye edilen yerleşim yeri sayısı 9'a yükseldi. Çanakkale'deki orman yangını evlere çok yaklaştı.#Çanakkale pic.twitter.com/toh0n3SwZd— mühendisyen (@muhendisyenn) August 22, 2023