Humbi personin e dashur/Arbana i kushton fjalët e ndjera/Le pas një dashuri si në përralla

0

Arbana Osmani zbuloi mbrëmjen e djeshme se një ndër personat e saj më të shtrenjtë, gjyshi kishte ndërruat jetë. Në një postim në rrjete sociale, moderatorja shkroi: “Ma puth fort nanën o gjysh, ah sa do më marrë malli për ju”, shoqëruar me një foto të çiftit të të moshuarve.

Arbana ka publikuar një surprizë të këndshme që ka marrë një vit më parë nga partneri i saj, Eduart Grishaj dhe stafi i “Dua të të bëj të lumtur” për gjyshërit e saj, ndërsa ka shkruar dhe disa fjalë prekëse për të ndjerin që ka ndërruar jetë. Arbana shkruan se gjyshi i saj u largua nga kjo jetë një vit pas nënës, duke lënë pas shembullin e një dashuri si në përralla.

“Kam qenë me fat që i kam patur kaq gjatë në jetën time, por gjithsesi humbja e tyre më ka thyer zemrën. Sot iku gjyshi, fiks një vit pas nanës, duke na lënë pas kujtimet, historikun, debulesën për patatet e skuqura dhe shembullin e një dashurie si në përralla. Dhe këtë surprizë të bukur, të paharrueshme, më të veçantën ndonjëherë për të cilën do të të jem mirënjohëse ty @eduartgrishaj dhe stafit tim te Duas.”, ka shkruar ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu