Arben Ahmetaj është prezantuar sot para socialistëve të Vlorës, si drejtuesi i ri i qarkut. I shoqëruar nga Damian Gjiknuri, Blendi Klosi dhe drejtues të institucioneve të Qarkut.
Në fjalën e tij Ahmetaj ka thënë se ka nisur puna për mandatin e 4 të qeverisë Rama.
Ndërsa edhe pse në takim kanë marr pjesë të gjithë kryetarët e bashkive të Jugut, ka munguar sërish Dritan Leli, i pyetur për raportin e tij me Lelin, ahmetaj ka thënë qartë se ai do të vazhdojë atë që ka nisur Rama dhe Gjiknuri, duke nënkuptuar se nuk do të ketë qetësim të situatës me bashkinë.
Zv. kryeministri Arben Ahmetaj ka dhënë mesazhin e tij të parë pasi është prezantuar sot si i deleguari politik i PS për qarkun e Vlorës.
I pyetur për përplasjet që kanë vijuar mes kryebashkiakut Dritan Leli dhe kryeministrit Edi Rama që nga zgjedhjet e 25 prillit, Ahmetaj tha se në PS nuk ka konflikte por debate. Megjithatë ai nënvizoi se konfliktet përjashtojnë ata që i iniciojnë dhe ky u duk si një mesazh i qartë për Lelin. Ndërkaq nënvizoi se qëndrimi i PS dhe kryeministrit ndaj bashkisë nuk ka ndryshuar dhe as nuk do të ndryshojë.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Sekretari i ri i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri deputete të tjerë të qarkut të Vlorës dhe kryetarët e bashkive, por është vënë re mungesa e kryebashkiakut Leli.