Arbër Çekaj i del kundër Fatmir Pjetrit: Nuk e dija që do arratisej

0

Teksa vijon prej pothuajse një ore seanca për masën e sigurisë ndaj tre të burgosurve që tentuan arratisjen nga ambientet e 313-tës, njëri prej tyre, Arbër Çekaj ka thënë gjatë marrjes në pyetje nga prokurori se ky nuk ka qenë plan i mirëmenduar nga ana e tij.

Ai thotë që kishte dalë si çdo ditë për ajrosje në momentet kur ka parë Fatmir Pjetrin duke zbritur me litar dhe ka shkuar pas tij. Çekaj se nuk e dinte që i dënuari tjetër po tentonte që të arratisjen, dhe se veprimet i ka kryer për inerci.

“Kisha dalë për ajrosje, pashë Pjetrin që po zbriste me litar dhe shkova pas tij. Nuk e dija që do të arratisej”, mësohet të ketë thënë Çekaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu