Arbër Çekajn do të transferohej në…/ Çfarë e përshpejtoi planin për arratisjen nga burgu 313

0

Një ditë pas tentativës së arratisjes nga ambientet e burgut 313 në Tiranë, të Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetrit, mësohen detaje të reja në lidhje me dinamikën e ngjarjes, por edhe rrethanat që përshpejtuan planin e të dënuarve.

Nga burimet mësohet se ditën e nesërme (të martën) Cekaj ishte parashikuar që të dërgohej në një burg të sigurisë së lartë, më konkretisht në Peqin, e kjo duket se i ka përshpejtuar planet e tij për t’u arratisur nga 313.

Ai është i dënuar me vendim të formës së prerë me 14 vite burg, nën akuzën për trafikimin e një sasie rekord të kokainës në vendin tonë, përmes kontenierëve me banane.

Nga ana tjetër për Pjetrin e dënuar me 30 vite burg, nuk ka ende një datë se kur do të mbahet seanca në apel, dhe të dy pritet që të futen në regjimin e ashpër 41 bis.

Dinamika

Njëri pas tjetrit dy të dënuarit, Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri, pasi kanë varur çarçafët nga muri rrethues për te hyrja administratës, kanë nisur të zbresin, ku njëri prej tyre ka qënë pranë derës së daljes së burgut 313.

Aty njeri prej personave që tentoi arratisjen është përplasur me gardianin ku edhe e ka goditur me një send të fortë duke i shkaktuar dëmtime në koke. Por nderhyrja e kolegut të tij ka netrualizuar cdo gje, duke i prishur planin Çekajt dhe Pjetrit.

Por, ajo çka e bën të dyshimtë këtë ngjarje është fakti se si ky tentativë nuk është konstatuar nga gardianët e tjerë, ku ambinetet e 313 janë të pajisur dhe me dhjetëra kamera sigurie. Për këte çështje ka nisur edhe një hetim. Kontrolli i Brendshëm i Burgjeve ka nisur vetifikimet për të parë nëse ka pasur shpërdorim detyre nga zyrtarë të tjerë të burgut 313.

Gjithashtu, materialet për tentativën e grabitjes janë referuar ne prokurori, ku hetuesit tashmë pritet që të marrin në pyetje edhe gardianët e tjerë të burgjeve për të hedhur dritë nëse ka pasur bashkëpunim mes të dënuarve dhe të burgosurve që tentuan arratisjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu