Arbitri ndalon futbollisten myslimane të luajë me veshjen e saj, ndërhyn Federata

0

ANGLI – Federata e Futbollit të Anglisë (FA) ka thënë se lojtaret femra në të gjitha garat e saj lejohen të veshin veshje që nuk ndjekin besimet e tyre fetare, pas një incidenti në një ndeshje në të cilën ish-kapitenia i Somalisë, Iqra Ismail nuk u lejua të merrte pjesë sepse ajo nuk kishte veshur pantallona të shkurtra.

Ismail, e cila është gjithashtu trajnere, tha në një video në Instagram se kishte luajtur në Ligën e Futbollit të Grave në Londër (GLWFL) për pesë vjet me tuta, por të dielën nuk u lejua të hynte si zëvendësuese për United Dragons.

“Isha gati të luaja, por kur dola në fushë në pjesën e parë, gjyqtari më tha se nuk mund të luaja, nëse nuk do të kisha veshur pantallona të shkurtra”,- tha Ismail për BBC.

“Kam luajtur në të njëjtën ligë për gati pesë vjet, duke veshur të njëjtat pantallona, ​​asnjëherë pantallona të shkurtra. I shpjegova se nuk isha rehat me pantallonat e shkurtra. Shoqet e skuadrës dhe menaxheri më kanë mbështetur në këtë ”, tha futbollistja myslimane.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu