“Arb&Trans 2021”&“Hekla”/ Kompanitë sfidojnë Kryeministrin, hedhin inerte në fshatra

0

– Kryeministri Edi Rama ngriti zërin nga Foltorja e Kuvendit, duke kërkuar ndëshkim për të gjithë kompanitë që ndotin ambientin në vend. Por fjalët e tij duket se kanë shkuar në ‘vesh të shurdhët’ pasi dy prej kompanive, nuk pyesin as për fjalët e kryeministrit. Bëhet fjalë për “Arb” & “Trans 2021” shpk & “2S –J Construction” shpk, e cila po ndërton në Tiranë pranë (kompleksit Fiori de Bosco)  si dhe “Hekla” shpk.

Të dyja këto kompani po ndosin fshatrat e Tiranës me inertet që nxjerrin nga gropat e ndërtimit. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, dy kompanitë pasi marrin materiale në Zallherr, përshkruajnë lirisht, në mes të ditës itinerarin: Spitali Ushtarak- rruga “Lord Bajron”- sheshi “Shqiponja”  kthesa e Kamzës për të përfunduar aty ku krimi mjedisor ndodh; në  në Zallher.

Ndërsa shoqëria e dytë “HEKLA” shpk & AL ING Construction shpk.  sërish hedh mbetjet e saj në zonat më të bukura të Tiranës, duke kaluar çdo ditë nga Rr “Xhanfize Keko”,- Materniteti i Ri për të kaluar në Shkozë-Lanbregas përfundon në Fushë- Farkë pranë fshatit Surrel.

Por edhe pse lëvizin në mes të ditës, askush nuk i vë re. Mesa duket paralajmërimet e kryeministrit nuk janë për të lartpërmendurit, që duket se e kanë punën mirë me pushtetin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu