‘Ardian Dvorani kandidat për Kushtetuesen’/ Berisha: Rama vuan nga spiunfobia ndaj e zgjodhi, viktimë të radhës ka…

0

Kreu i PD, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me gazetarët tha se kryeminsitri Edi Rama është i sëmurë nga spiunfobia.

Berisha tha se kandidatura e Ardian Dvorani për Gjykatën Kushtetuese është simbol korrupsioni dhe se Rama kërkon individë që janë spiunë.

Sakaq shtoi se ‘viktima’ e radhës do të jetë Vali Bizhga, pasi sipas Berishës kryeministri e autorizon për takime.

“Ardian Dvorani nuk mbeti pa u zgjedhur përse e kundërshtoi opozita. Opozita nuk e votoi, por atë e votuan vetëm 18 deputetë në mos gaboj. 14 nga mazhoranca. Ardian Dvoranin do ta bëjmë çështje është simbol i korrupsionit. Rama sheh spiun në çdo person, e ka kapur spiunofobia. Asnjë shkak tjetër përveç spiunofobisë së Ramës që Dvorani të merrte 14 vota. Dhe e kishin vënë të parin atë. Nëse ky nuk zgjidhej do të dilte Senini. Ky doli i poshtëruar, e nxorën me 14 vota. Por fakti që u fut i parë duke i thënë se është bërë një marrëveshje me Bashën se do të votohej Dvorani dhe nga deputetët e Ramës ai merr 14 vota dëshmon se Rama është i sëmurë rëndë nga sipunofobia dhe viktima tjetër do të jetë Vali Bizhga sepse atë e autorizon për takime dhe më pas do të thotë keni bërë shumë takime”, tha Berisha.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu