Në emisionin Zonë e Lirë, i drejtuar nga Arian Çani, sot po flitej për turizmin në Shqipëri.
Pas shumë diskutimeve, vëmendjen e mori incidenti i ndodhur nga Mihal Kokëdhima, verën e shkuar, ku ai sulmoi disa turistë spanjollë, vetëm sepse ata nuk pëlqyen shërbimin.
Videoja e Kokëdhimës, mbi kofanon e makinës së turistëve, pushtoi mediat dhe ai u dënua.
Mirëpo mesa duket, Arian Çani, sot ka dalë pro Kokëdhimës. Ai ka thënë se Mihali po u kërkonte një shpjegim turistëve se pse po iknin pa paguar.
Çani tha:
Mos u nis nga ajo që ke parë mbi kofano. Ai i shkreti u doli para dhe u tha pse ikni pa paguar. Ata i dhanë shpejtësi makinës, ata nuk ndaluan dhe ky hipi sipër i shkreti, Mihali është viktimë. Spanjolli shkoi atje dhe nuk pagoi katër peshk, vete ky tjetri dhe e shqeu lokalin.