Dy ish-miqtë gazetarë, moderatorë, Arian Çani dhe Blendi Fevziu duket se kanë pasur një përplasje të fortë me njëri-tjetrin dhe tani, jo vetëm që nuk ka më komunikim mes tyre, por ka edhe ofendime në studio live.
Ka qenë Arian Çani ai që ka shpërthyer ndaj Blendi Fevziut, të cilin e ka quajtur një mortje. E gjitha ka ndodhur në studion e emisionit “Të paekspozuarit”, që drejtohet nga Ylli Rakipi. Çani nuk përmendi emër, se për kë e kishte ofendimin, por u kuptua qartë që e kishte për Fevziun, pas bisedës me Rakipin.
Kujtojmë se Arian Çani nuk është më pjesë e TV Klan, pasi “vendin e tij” e ka zenë Luana Vjollca. Ndoshta ky largim, ka bërë që Çani të ketë pasur përplasje edhe me Blendi Fevziun.
Biseda:
Çani: O zoti Ylli kije pak mendjen këtu, se unë pak marr telefonin dhe ti bën namin
Rakipi: E kam me dikë që po më shkruante për këtë punë
Çani: Jam më i rëndësishëm se ai. Ti shikon kafshët dhe budallenjtë në ekranet e tjera që s’kanë fare lidhje me analizën, janë out. Si shikon fantomasët e ndyrë që na i shpifën
Rakipi: Kolegu ynë ka pyetur ambasadoren për paratë e pista
Çani: Po ç’koleg mo, ai është një mortje.