Arlindi dhe Ueda do martohen së shpejti, tregojnë ku do e bëjnë dasmën

0

Çifti fitues i edicionit të parë të “Love Island Albania”, Ueda dhe Arlindi, kanë qenë të ftuar në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, për të folur më tepër rreth së ardhmes së tyre.

Ata u ndalën edhe tek dasma. Kjo është një temë që e kanë diskutuar me njëri-tjetrin dhe e kanë ndarë mendjen që dasma do jetë shqiptare dhe do e bëjnë në Shqipëri.

Ueda: Po e kemi diskutuar, për të ditur pak më shumë shijet e njëri-tjetrit. Unë për shembull nuk jam tip që më pëlqejnë dasmat shumë shumë të mëdha. I kam qejf më të vogla, me njerëzit më të afërt.

Arlindi: Diçka e vogël normalisht që duhet, por jo ndonjë ekzagjerim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu