Armë dhe drogë në një depo materialesh ndërtimi në Maqedoni, asnjë i arrestuar

0

Një sasi armatimi dhe droge u gjetën brenda një depoje materialesh ndërtimi në Dibër të Madhe (Maqedoni e Veriut). Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të vendit fqinj.

Deri ende nuk ka asnjë arrestim për këtë ngjarje. Sipas të dhënave, materiali i sekuestruar është: një pushkë automatike, një krehër automatiku me 30 fishekë, një krehër pistolete me 15 fishekë si dhe një qese me marihuanë.

NJOFTIMI
Më datë 02.12.2021 rreth orës 14.00, brenda materialit ndërtimor të deponuar në rrugën “Drini i Zi” në Dibër, pas kallëzimit të mëparshëm, punonjësit e policisë kanë gjetur një pushkë automatike, një kornizë automatiku me 30 fishekë.

Po ashti edhe një kornizë pistolete me 15 fishekë dhe një qese me marihuanë.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu