KOSOVË- Në veri të Kosovës u gjetën sërish këtë të martë, armë, municion dhe uniforma ushtarake. Përmes një komunikate, Policia e Kosovës ka bërë me dije se pajisjet ushtarake ishin të fshehura në një kotel pule, nën kashtë.
Policia ka dhënë detaje në lidhje më pajisjet e gjetura, të cilar u sekuestruan si dëshmi dhe prova materiale.
“Pas verifikimit të informacionit njësite policore kanë kryer kontrollin në objekte ndihmëse ku në një kotec pule, të fshehura nën kashtë dhe në disa fuçi (bure) të mbushura me drithëra u zbuluan disa qese me armë, municion, antiplumb dhe pajisje të tjera ushtarake, të cilat janë sekuestruar si dëshmi dhe prova materiale, e që janë si në vijim: Një armë AK-47 e demontuar. Shtatë karikatorë për AK-47 me nga 30 fishekë, 12 fishekë dhe të zbrazët. Pjesë të ndryshme për armë me një kuti plastike. Municion të kalibrave të ndryshëm. Një helmetë ushtarake. Dhjetë rripa për uniforma ushtarake. Një kapelë ushtarake. Dy çantë ushtarake. Një shall kamuflazhi për snajper. Një këllëf ushtarak për karikator të armës së gjatë. Disa jelekë taktikë ushtarakë, prodhim kinez. Disa uniforma, xhaketa, këmisha, pantallona, rripa dhe kapela ushtarake me emblema e mbishkrime të llojeve të ndryshme, përfshirë ato ruse etj”, njofton policia.
Ndërkohë më herët, ministri i Brendshëm Xhel Sveçla publikoi një video të uniformave të gjetura. Ai theksoi se përveç uniformave të ushtrive të Serbisë dhe Rusisë, në dëshmi shihen uniforma të ushtrive të ShBA-ve dhe asaj britanike.