Armët që i duhen më shumë Ukrainës

0

Ukraina ka paralajmëruar se armët që vendet perëndimore kanë dërguar në vend nuk janë të mjaftueshme dhe një pjesë e tyre kanë mbërritur shumë vonë. Ndërsa Rusia vazhdon të bombardojë Donbasin, thirrjet për më shumë armë tingëllojnë si të dëshpëruara çdo ditë, sipas BBC.

Zëvendësministri i Mbrojtjes së Ukrainës thA se, deri më tani, vendi ka marrë vetëm 10% të armëve që ka kërkuar.

Rikujtojmë se udhëheqësit e BE-së nga Franca, Gjermania dhe Italia ndodhen sot në Kiev, ku pritet të takohen me Zelensky-n për të disktuar për mbështetjen e Ukrainës.

Çfarë armësh kërkon Ukraina:

Mykhailo Podolyak, një këshilltar i Presidentit Zelensky, tha se për t’i dhënë fund luftës, Ukrainës i duheshin 1,000 howitzers, armë me rreze të gjatë veprimi, 300 sisteme raketash , 500 tanke , 2,000 automjete të blinduara dhe 1,000 dronë.

Por disa armë që dëshiron Ukraina, si sistemet Himars, kërkojnë trajtimin e ushtarëve për disa javë përpara përdorimit, sipas zyrtarëve të lartë të mbrojtjes amerikane.

Cilat vende kanë dërguar më shumë armë:

SHBA njoftoi se po dërgonte sistemin e raketave (HIMARS), i cili lëshon raketa me precision të saktë që mund të godasin objektivat deri në 70 km larg – shumë më larg se artileria që posedon aktualisht Ukraina.

Mbretëria e Bashkuar po dërgon në Ukrainë sisteme raketash M270. Qeveria thotë se trupat ukrainase do të trajnohen se si të përdorin armët në Mbretërinë e Bashkuar.

Mbretëria e Bashkuar ka dërguar më shumë se 5,000 armë antitank Nlaw, në Ukrainë, së bashku me automjete të tjera, drone dhe raketa duke shpenzuar 1.3 miliardë paund për mbështetjen ushtarake në total.

Gjermania ka premtuar të dërgojë sistemin e saj më modern të mbrojtjes ajrore – Iris-T – për t’i mundësuar Ukrainës të mbrojë një qytet të tërë nga sulmet ajrore ruse pavarësisht një perceptimi ndërkombëtar se Gjermania nuk dëshiron të armatosë Ukrainën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu