Armin Laschet në Gjermani, gati të dorëhiqet nga kreu i CDU pas humbjes elektorale

0

Udhëheqësi konservator i Gjermanisë, Armin Laschet, ka thënë se është gati të japë dorëheqjen si kreu i Unionit Kristian-Demokrat (CDU) më pak se dy javë pas zgjedhjeve ku partia humbi përballë Social-Demokratëve rivalë, njofton Euronews.

60-vjeçari tha se do të kërkonte thirrjen e një kongresi special të CDU për të përcaktuar “të ardhmen dhe riorganizimin” e udhëheqjes së partisë.

Laschet ka marrë përgjegjësinë personale për rezultatin më të keq elektoral të konservatorëve (24,1%) në historinë moderne gjermane.

Njoftimi, të cilin shumë vëzhgues e prisnin, erdhi pasi Social-Demokratët – të cilët përfunduan të parët në votimin e 26 shtatorit – vendosën të vazhdojnë bisedimet paraprake javën e ardhshme me Të Gjelbrit dhe FDP-në me qëllim formimin e një partie trepalëshe koalicioni.

“Ne do të trajtojmë shpejt çështjen e ekipit të ri të CDU, të presidentit të tij dhe ekzekutivit federal,” tha Armin Laschet në Berlin, në më pak se një vit që nga marrja e drejtimit të partisë së Angela Merkel.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu