Armina tregon rastet: Mora vesh që dy shoqet e mia tradhëtoheshin, s’ua thashë

0

Blogerja dhe moderatorja Armina Mevlani ka treguar se ka pasur dy raste që ajo ka marrë vesh se mikeshat e saj tradhëtoheshin nga partnerët dhe nuk ua ka thënë. E pranishme në emisionin ‘Goca dhe Gra’, Mevlani tha se një tjetër mikeshë e të njëjtit rreth zgjidhi që t’ia thoshte njërës prej tyre dhe sot dy vajzat nuk shkojnë mirë.

Vetë Armina tha se djali që e kishte tradhëtuar e kishte bindur të dashurën e tij dhe sherri më pas ishte zhvendosur mes dy vajzave.

“Kam patur dy raste konkrete, dhe nuk kam shkuar t’ja them. Dy herë në raste flagrante! Nuk ja kam thënë unë, por një shoqe tjetër e bëri. Sigurisht që shoqes më të ngushtë do t’ja thoja edhe unë! Vajza tjetër që shkoi ia tha sot e kësaj dite ka shumë probleme në marrëdhëniet shoqërore me atë person sepse jo vetëm kaq, po shkoi i tha që është gënjeshtër sepse ti do të më ndash nga i dashuri! Sepse ajo shkoi në shtëpi dhe ai i bëri lavazh truri!”- u shpreh Armina Mevlani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu