Arratiset atletja sapo zbarkoi në Miami

0

Largohet nga ekipi kombëtar kubanez hedhësja e shtizës, e cila do të konkurronte në Kampionatin Botëror të Atletikës, që do të zhvillohet në Eugene

SHBA – Raportohet arratisja e parë nga ekipi kubanez, që do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Atletikës në Eugene, i përbërë nga 14 atletë. Sapo zbarkoi në aeroportin e Majamit, hedhësja e re e shtizës Yiselena Ballar Rojas, është zhdukur nga grupi në kryeqytetin e Floridës, ku skuadra kubane bëri një ndalesë përpara se të udhëtonte për në Eugene.

Ballar, e përfshirë në ekip në minutën e fundit, falë një ftese nga Federata Botërore e Atletikës, pasi ishte fituese e një medalje bronzi në Kampionatin Botëror të Nairobi 2021 U-20 dhe një medalje argjendi në Lojërat Panamerikane I Junior në Cali-Valle 2021.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu