Arratiset nga Spitali Psikiatrik, familjarët e 49-vjeçarit të alarmuar

0

Një 49-vjeçar nga Lushnja, rezulton i zhdukur që prej ditës së djeshme pasi është larguar nga Spitali Psikiatrik në Tiranë, i njohur ndryshe si “Spitali Nr.5”. Bëhet fjalë për shtetasin Aleksandër Hoxha, i cili është zhdukur në rrethana të paqarta menjëherë sapo mjeku i hapi kartelën për shtrim.

Mësohet se ai jetonte në qytetin e Lushnjës dhe kohët e fundit kishte shfaqur probleme të theksuara të shëndetit mendor dhe kurohej prej 5 vitesh. Ai është i divorcuar dhe familjen e ka në Greqi. Rasti është bërë publik edhe nga mbesa e tij Fervila Hoxha, e cila ka bërë dhe një denoncim në polici ditën e sotme. Ajo thekson se xhaxhai i saj nuk ka asnjë njohje në Tiranë.

Sapo ata kanë marrë vesh që ai është zhdukur, kanë lajmëruar menjëherë familjarët, por deri më tani nuk asnjë rezultat pozitiv për gjetjen e tij.

49-vjeçari kishte veshur tuta dhe bluzë me mëngë të gjata ngjyrë blu. Është rreth 165 cm i gjatë, i dobët. Flokët i ka me thinja të shkurtra dhe nuk mban mjekër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu