Arratiset nga spitali shqiptarja me Covid. Por gjendet e plagosur pas disa minutash

0

Bëmat e shqiptarëve nuk kanë fund në vendet e tjera të Europës. Këtë herë protagoniste është bërë një 31-vjeçare shqiptare me banim në Soresina të Italisë. Ajo nuk është ndjerë mirë dhe ka shkuar që të bëjë tamponin e COVID-19 në qendrën shëndetësore. Pasi e ka bërë, 31-vjeçarja është ndjerë e frikësuar nga rezultati që do merrte dhe kështu ka zgjedhur që të arratiset. Teksa ka qenë duke u larguar me automjetin e saj tip “Citroen”, ajo ka humbur drejtimin e makinës dhe është aksidentuar.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe e ka marrë shqiptaren, e lënduar lehtë. Ajo është dërguar sërish në spital. Tampon i saj ka dalë pozitiv dhe tashmë asaj do i duhet të karantinohet për 14 ditë.

Burimi: ilgiorno.it | joq.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu