Arratisja spektakolare, i dënuari del përmes tubit të ujërave të zeza

0

Një tregtar kinez ‘mallit’, i dënuar, u arratis nga qelia në periferi të kryeqytetit të Indonezisë Xhakarta, përmes një tuneli të ujërave të zeza, tha policia të hënën.

Cai Changpan, 37 vjeç, i cili u dënua për kontrabandë të ‘mallit’, hapi një vrimë nga qelia e tij në në tubat e ujërave të zeza dhe arriti të dalë jashtë, u tha zëdhënësi i policisë së Xhakartës Yusri Yunus gazetarëve.

Sipas një shoku të qelisë, ai kishte planifikuar arratisjen e 14 shtatorit për pesë deri në gjashtë muaj duke përdorur mjete nga një projekt ndërtimi në kuzhinën burgut tha Yunus.

Zëdhënësi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në Indonezi Rika Aprianti tha se trafikanti, i cili gjithashtu përdor emrin Cai Ji Fan, e kishte caktuar kohën e arratisjes së tij gjatë ndërrimit të rojeve.

Burimi:Reuters|

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu