I burgosuri 39-vjeçar, Zhu Xianjian, u arrestua sërisht të dielën, pas 40 ditësh në arrati. Mediat kanë siguruar videon kur i burgosuri arratiset në mënyrë spektakolare dhe iu zhduket nga sytë rojeve të burgut.
Në pamjet e publikuara Xianjian shihet me shpejtësi teksa ngjitet në hekura deri në tarracën e një objekti brenda burgut. Më pas ai arrin ti shmanget gardhit elektrik dhe më pas me litar zbret poshtë. Në fillim i burgosuri nuk lëviz dhe u mendua se ai kishte vdekur por më pas ai shihet të ngrihet dhe të vrapojë.
Gardianët nisën ta kërkonin por 39-vjeçari ishte zhdukur. Policia ofroi një shpërblim prej 23 mijë dollarësh për informacionin që të çonte në kapjen e tij. Zhu Xianjian u gjet pas 40 ditësh kërkim në një shtëpi buzë liqenit dhe policia e qëlloi në këmbë pasi tentoi përsëri të largohej.