Arrestohen hajdutët e banesave në Tiranë

0

Dy persona janë arrestuar në Tirana, në kuadër të operacionit policor të koduar “Gracka”, pasi dyshohen për një seri vjedhjesh në banesa.

Sipas Policisë së Shtetit, të dy të arrestuarit janë kapur në rrugën “Panorama e Liqenit” duke lëvizur me një motomjet të dyshuar të vjedhur.

Nga hetimet paraprake rezulton se ata dyshohet se janë autorë të vjedhjeve në të paktën 9 banesa gjatë muajve të fundit, ku kanë marrë para, sende me vlerë dhe pajisje elektronike.

Të dy personat janë të dënuar më parë për vepra penale si vjedhje me dhunë dhe krime kundër personit.
Policia vijon hetimet për të dokumentuar raste të tjera të mundshme të kryera nga të arrestuarit, si dhe për zbardhjen e plotë të aktivitetit të tyre kriminal.