Nesër në orën 14:00, këngëtari i dashur për gjithë shqiptarinë Shpat Kasapi, do të përcillet për në banesën e fundit.
Ai u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare, tre ditë më parë më 26 Nëntor, prej një arresti kardiak që ia mori jetën papritur. Sapo kishin hyrë në dhomën e hotelit në Itali me bashkëshorten, ku edhe do të takonin mjekun logoped për kurimin e djalit të tyre. Por fati qe ndryshe për Shpatin, pasi nuk mundi ta dëgjonte të birin ti thërriste baba.
Me anë të një postimi të bërë nga familjarët e Shpatit në instastory janë njoftuar të gjithë dashamirësit dhe kolegët që duan ti japin lamtumirën artistit të marrin pjesë në ceremoninë mortore e cila do të mbahet ditën e nesërme, data 30.11.2025 në Pallatin e Kulturës në Tetovë në orën 11:00, ndërsa varrimi do të zhvillohet në varrezat e qytetit të Tetovës, në orën 12:00.
“Shpati ishte një zemër e bardhë, një shpirt i gëzuar që jetonte me këngë në buzë dhe me dritë në sy. Ai falte vetëm dashuri e mirësi dhe kush e njohu e ndjehu ngrohtësinë e tij. Ikja e tij e papritur ka thyer zemrat tona”,shkruhet ndër të tjera në lajmërimin mortor.






