Arrestimet në ministrinë e Financave, vjen reagimi i parë nga PS

0

TIRANË – Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulan Balla ka komentuar sot në një konferencë me mediat, arrestimet në ministrinë e Financave.

“Nuk kam asnjë koment kur bëhet fjalë për arrestime. Përgjegjësit penale dhe ligjore janë personale, të lëmë drejtësinë të bëjë punën e vet.”- u shpreh Balla, në përgjigje të interesit të medias.

Sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj së bashku me dy zyrtarë të tjerë, përkatësisht, drejtori i çështjeve ligjore Fatmir Hoxhaj si dhe përmbaruesi privat Alban Ruli u arrestuan pak ditë më parë me urdhër të SPAK.

Sipas prokurorisë së Posacme, këta persona i kanë kryer shkeljet ligjore pasi kanë pranuar shpërblimin prej 82 milionë lekëve (rreth 750 mijë dollarë) prej shtetasit Ilir Thana.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu