Arrestimi dhe pezullimi i 10 Policëve në Tiranë e Korçë, Gjykata jep informacionin zyrtar

0

Gjykata e Tiranës ka dhënë njoftimin zyrtar për vendimin e dhënë për një aksion kundër shpërdorimit të detyrës që preku 10 policë, 6 nga të cilët në Korcë dhe 4 në Tiranë.

Për 6 policët e Korccës, Prokuroria e Tiranës ka vendosur ‘pezullim nga detyra’ si dhe ‘detyrim për t’u paraqitur në gjykatë’.

Mes të pezulluarve janë Krenar Gjokutaj me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Korçë, dhe Klemend Pikuli me detyrë Shef Sektori i Qarkullimit Rrugor në DVP Korçë.

Gjykata është treguar më e ‘ashpër’ me efektivët e Policisë Tiranë. Tre prej tyre, konkretisht Durim Murja, Jashar Shehu dhe Arjan Balla, janë lënë në burg, ndërsa një të katërt, Matilda Hamolli, është lënë në arrest shtëpie.

Vendimi i Gjykatës së Tiranës është dhënë në datë 19 tetor të këtij viti. Mësohet sipas burimeve se hetimet kanë nisur pas dyshimeve që policët në Korçë ishin të përzier me trafikun e klandestinëve, por hetimet kanë zbuluar se policet gjithashtu favorizonin pronarët e lokaleve që mbanin hapur aktivitetin pas orarës policore.

NJOFTIMI I GJYKATES

Në funksion të proçedimit penal 4261 viti 2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane me vendim Nr.1822, datë 19.10.2021, ka vendosur;

  1. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “ Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Krenar Gjokutaj me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Korçë.
  2. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “ Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Petro Fraholli specialist për qarkullimin rrugor Korçë.
  3. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “ Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Klemend Pikuli me detyrë Shef Sektori i Qarkullimit Rrugor në DVP Korçë.
  4. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “ Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Genci Hysi me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë.
  5. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “ Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Clirim Akrobati me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë.
  6. Caktimin e masës së të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit te një detyre a shërbimi publik “ dhe caktimin e masës së sigurimit “ Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim Kamber Kllogjeri me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë.
  7. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për personat nën hetim Durim Murja, Jashar Shehu dhe Arjan Balla me detyrë trup shërbimi Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.
  8. Caktimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi” për shtetasen Matilda Hamolli me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu