Ervin Salianji pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Mandateve, deklaroi për mediat se Raporti i kërkuar nga SPAK për Ahmetajn është firmosur nga të gjithë anëtarët e Këshillit të PD-së.
Deputeti tregoi se në dosjen e përgatitur prej SPAK-ut janë të shënuar emrat e dhjetërave zyrtarëve të PS-së, së bashku me disa kryebashkiakë.
Salianji i ka bërë kërkesë Kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen duke e cilësuar këtu si përgjegjësin kryesor të kësaj situate.
Salianji: Raporti u firmos nga të gjithë anëtarët e këshillit. Nuk do të lëmë asnjë mundësi spekulimi as nesër.
Ajo që dua të them përtej kësaj është që ky rast ka shpërfaqur një rast të madh korrupsioni ku pothuajse e gjithë qeveria është e përfshirë. Me dhjetëra persona, funksionarë të lartë, kryetar bashkie janë përfshirë. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen t’i japë zgjidhje kësaj situate.
Kemi të zhytur deri në fyt të gjithë qeverinë.
Pyetjes së gazetares, nëse në dosje gjendet dhe emri i Damian Gjiknurit, Salianji e ka konfirmuar tërthorazi.
Gazetarja: Është emri i Damian Gjiknurit i përfshirë?
Ekziston dhe emri që ju përmendët.