Arrestimi i protestuesit me probleme të shëndetit mendor/ Nisin hetimet për të gjithë strukturën e policisë së Tiranës

0

Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka nisur hetim administrativ për rastin e arrestimit të shtetasit E. K., person me probleme të shëndetit mendor, i arrestuar gjatë protestave të ditëve të fundit për ngritjen e cmimeve.

Burime bëjne me dije se hetimet do shtrihen për të gjithë strukturën e policisë së Tiranës, duke nisur që nga shoqërimi i të riut e deri tek oficerët e policisë gjyqësore që plotësuan procesverbalin ndaj këtij shtetasi.

Ndërkohë avokati mbrojtës i tij ka paralajmëruar se do i drejtohet gjykatës edhe me kallëzim penal ndj oficerit që plotesoi letrat për arrestimin e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu