Një aksident me 8 të lënduar ka ndodhur mbrëmë në Durrës. Makina tip “Benz” është përplasur me motomjetin tip “Honda” me rimorkio, ku ndodheshin 8 persona, 7 prej tyre në rimorkio. Policia ka arrestuar shoferin dhe pasagjerin e “Benzit”.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit: D. K., 20 vjeç dhe S. P., 25 vjeç, pas i mbrëmjen e djeshme, në Shijak, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin D. K. është përplasur me motomjetin tip “Honda” me rimorkio, me drejtues shtetasin S. P. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe 7 personat që ndodheshin në rimorkio, shtetasit N. P., 54 vjeçe, A. P., 20 vjeçe, D. P., 22 vjeçe, L. P., 23 vjeçe dhe fëmijët A. D., K. D. dhe L. D., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën“, thotë policia.
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.