Arrestohen 3 italianë dhe 1 shqiptar, sekuestrohen 60 kg drogë dhe 60 mijë euro

0

Një operacion i gjerë i policisë italiane çoi në arrestimin 4 personave (3 italianë dhe 1 shqiptar) pasi u sekuestruan gjithsej 60 kg drogë dhe rreth 60 mijë euro. Operacioni nisi me ndjekjen e një automjetit “Citroën C4” në rrugën “Novara” të Milanos, ku shoferi, një 51-vjeçar italian ngjalli dyshime te patrulla e policisë teksa ruhej nga ndjekja. Pasi policia i bëri shenjë të ndalonte, ai u irritua. Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën, 5 pako me marijuanë me peshë 5.5 kg, si dhe 2 mijë euro së bashku me një bllok emrash, që mendohet se janë porositësit e lëndës narkotike.

Më pas, operacioni vazhdoi në banesën e tij dhe aty u gjetën materiale të tjera: 1 kg kokainë, 1 kg marijuanë dhe 3850 euro. Efektivës e sektorit të antidrogës dyshuan se rrjeti i trafikut ishte më i gjerë. Ata shkuan në një apartament ku gjendeshin një shtetas italian 47 vjeç dhe një shtetase italiane, 37 vjeçe. Dyshimet u provuan teksa u sekuestruan 50 kg marijuanë dhe 3 gr kokainë.

Në mbrëmje, një automjet i dyshimtë u afrua pranë një ndërtese në bashkinë e Castano Primo. Patrulla konstatoi se drejtuesi i mjetit ishte një shtetas shqiptar dhe iu gjetën 10 gr kokainë. Kontrolli vazhdoi në banesë dhe aty u gjetën 143 gr kokainë, 56 gr hashash dhe 57 mijë euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu