5 persona janë vënë në prangat e policisë së Tiranës, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë ndalimin të shtetasit S. Gj, 21 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. Sh, 52 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. Ç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një armë e ftohtë.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve A. L, 49 vjeç dhe M. Z, 41 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.