Arrestohen dy emigrantë shqiptarë në Itali, çfarë u gjet në banesën e tyre

0

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane këtë të shtunë në Porto San Giorgio.

Mediet vendase raportojnë se policia italiane gjeti në shtëpinë e dy të arrestuarve nga 40 vjeç secili, dy kilogram hashash dhe 250 gramë kokainë. Ndër të tjera në banesën e shqiptarëve u gjetën qese dhe pako për paketim të lëndëve narkotike.

Ndaj dy të arrestuarve rëndon akuza për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu