Arrestohen dy shqiptarë në Greqi/ Grabisin me armë pikën e basteve

0

Dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur pak pas orës 3 të mëngjesit një pikë lojrash fati në rrugën “Gounari” në Glifadha, sipas burimeve policore.

Me armë ata kanë kërcënuar 44-vjeçaren punonjëse të pikës dhe pasi e kanë neutralizuar, kanë marrë paratë nga kasa dhe janë larguar me vrap. Policia u njoftua menjëherë për ngjarjen dhe duke pasur në duar përshkrimin e mjetit me të cilin u arratisën autorët, arriti t’i lokalizojë.
Skuadra OPKE ndaloi mjetin dhe vuri në pranga dy autorët me origjinë shqiptare të moshës 23 dhe 26 vjeç.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu